Më i madhi Tafilëve, Genci i cili fitoi lirinë me kusht pas 17 vjetësh në qeli, nuk u kthye në shtëpinë e tij në lagjen ?Ndocaj? të Shkodrës.
Porta aty është e mbyllur prej vitesh.
Asnjë nga familja nuk jeton në këtë lagje.
Fqinjët nuk flasin.
Ishte viti 2000 kur mes Tafilajve dhe ish-shefit të krimeve në Shkoder, Prelë Pjetrushi nisi një histori hakmarrjeje.
Më 2 gusht të atij viti, Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, i cili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Në operacion u vra drejtori i Policisë Arben Zylyftari.
Tafilajt pretendojnë se Zylyftari u vra nga Prelë Pjetrushi.
Më 22 Janar 2001 ai u qëllua me breshëri kur po futej në shtëpi, por fatmirësisht shpëtoi. Policia arrestoi Admir Tafilin.
Më 18 Mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.
Admir Tafili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës disa orë pas vrasjeve.
Familja Tafili ka vite që është larguar nga Shqipëria dhe përveç Genc Tafilit i liruar të hënën nga Gjykata e Krujës dhe Admir Tafilit që vuan denimin me burg të përjetshëm, tjetërkush nuk ndodhet për shkak të hakmarrjes.