Report TV - Ekskluzive/Prokuroria nis hetim pasuror për Tahirin e Sotën

2018-05-08 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Në një kohë kur prokuroria e Krimeve të Rënda është përqendruar tek dosja ?Habilaj? dhe implikimi ose jo në këtë grup kriminal i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,nga ana tjetër njësia antikorrupsion pranë kësaj prokurorie ka nisur hetimin pasuror ndaj Tahirit,Oresti Sotës, vëllezërve Habilaj dhe personave të tjerë të implikuar nga në këtë dosje. Ndaj Tahirit prokuroria ka ngritur akuzën e trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsionit pasiv. Këto dy vepra penale bëjnë që Tahiri të jetë subjekt i ligjit për hetimin pasuror. Burime pranë prokurorisë thanë se Tahiri, Sota, vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë do verifikohen mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse ata i justifikojnë këto pasuri ose jo. Ndërkohë do bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast.
Pyeten dy financierët
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në prokurori është pyetur për llogari hetimit dhe kryefinancieri i kompanisë ?Kurum?, Arif Shkalla. Ai ka pohuar se sasia prej 863.100 euro nuk ka qënë për llogari të tyre dhe se ai s?ka pasur asnjë dijeni se këto para ishin parapagesë. Financieri ka treguar se nuk kryejnë asnjë transaksion cash, që e kalon shifrën 150 mijë lekë të vjetra. Po ditën e djeshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda është pyetur dhe administratorja mbikëqyrëse e caktuar nga gjykata e Tiranës për kompaninë Kurum. Lindita Kikino ka shpjeguar se s?ka pasur asnjë dijeni për këtë superpagesë kash.Në dëshminë e saj Kikino ka rrëfyer se në cilësinë e administratores mbikëqyrëse të financave të kësaj kompanie në asnjë moment nuk ishte informuar për një super pagesë të tillë. Kikino ka shpjeguar se të gjitha transaksioner kryhen me bankë dhe e kanë të ndaluar rreptësisht që të kryejnë pagesa kesh, të cilat kalojnë shumën prej 150 mijë lekë të vjetra.

Tashmë i mbetet Prokurorisë që të zbardhë këtë qëndrim të përfaqësuesve të ?KURUM?. Por vlen të theksohet se nëse KURUM do të pranonte se paratë ishin për të, atëhetë do të ishte përballë një shkelje ligjore, pasi për shkak se kompania është në proces falimentimi nuk mund të bëjë xhirimin e një shumë të tillë financiare qoftë edhe nëpërmjet bankës. Gjithashtu mbetet për tu vërtetuar edhe qëndrimi i biznesmenit Lefter Sota, i cili është shprehur se paratë ishin për një ngarkesë 4 mijë ton hekur. Një porosi e tillë, normalisht është e shënuar në regjistrat apo porositë e mara prej kompanisë. Të gjitha këto prova pritet të analizohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në ditët në vijim.