U kap me 835 mijë euro e 2 patenta të Tahirit, Momenti kur Orest Sota del nga Gjykata e Elbasanit

2018-05-08 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka dhënë arrest me burg për biznesmenin 25-vjeçar, Orest Lefter Sota i cili nuk iu bind urdhrit të policisë, ndërsa në automjet iu gjetën 835 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese.

Masa e arrestit është dhënë mëngjesin e kësaj të shtune ku gjykata ka vlerësuar të ligjshëm urdhrin e ndalimit të Prokurorisë. Mbi biznesmenin rëndojnë tre akuza, drejtim pa leje të automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe fshehja e të ardhurave.

Ai u arrestua në flagrancë në datën 1 nëntor në rrugën nacionale Elbasan-Peqin në fshatin Balldren dhe u kap duke drejtuar automjetin tip ?Land Rover? pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan mbi 800 mijë euro pa dokument shoqërues të origjinës së parave. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën edhe 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e një të bashkëshortes së tij.