Report TV - Deklarata e policisë Durrës dy aksione në 24 orë, kapën heroinë e kokainë

2018-05-04 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Policia e Durrësit ka finalizuar në 24 orët e fundit dy operacione, ku ka sekuestruar kanabis, heroinë, kokainë, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë, duke arrestuar disa persona.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Alfred Çepe, deklaroi se janë finalizuar operacionet ?Vazhdimësia? dhe ?Mafsheq?, ku janë arrestuar tre persona dhe proceduar në gjendje të lirë një femër.
Njoftimi i policisë:
Më konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor ku janë përdorur metodat speciale të hetimit, gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar " Vazhdimësia".

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

? Nderim Mona 52 vjeç, banues në Durrës;

? Arjan Abdyli 20 vjeç, banues në Durrës;

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale:

? E.R. 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

? rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;

? 1 peshore elektronike;

? 40 000 lekë të reja;

? 11 aparate telefoni celularë.