Kërkesa e Prokurorisë - Kërkohet heqja e imunitetit dhe arrestimi i Saimir Tahirit

2018-05-04 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj. Me marrjen e kërkesës, Këshilli i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë duhet të mblidhet brenda ditës për të miratuar kërkesën e prokurorisë. Ndërsa raporti duhet ti paraqitet kuvendit të paktën brenda katër javësh.
Arresti i kërkuar nga prokuroria për deputetin Saimir Tahiri tashmë do të vërë në lëvizje procedurat parlamentare.
Ashtu siç tha edhe kryeprokurori, që mandati i Tahirit tashmë i përket parlamentit, menjëherë pasi kërkesa e prokurorisë t?i shkojë kuvendit, ky i fundit me kërkesë të kryetarit mbledh menjëherë Këshillit e Rregullores Mandateve dhe Imunitetit, përcaktim ky i nenit 118 të rregullores së parlamentit.
Pas marrjes në shqyrtim të dokumenteve dhe vënies në dijeni të deputetit për të cilin kërkohet heqja e imunitetit brenda 4 javëve, Këshilli duhet të hartojë një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kerkohet-heqja-e-imunitetit-dhe-arrestimi-i-saimir-tahirit/