Kush vjen per dreke/ Neritan Liçaj rrefen historine e dashurise (16.10.17)

2018-05-03 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Aktori Neritan Liçaj dhe bashkëshortja e tij Holta Koçi ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan.
Ndërkohë që gatuanin, aktori ka rrëfyer si u njoh me Holtën teksa pohoi se ishte dashuri me shikim të parë. Liçaj tha se ka parë për herë të parë bashkëshorten e tij në vitin 1997, kur ai ishte asistent pedagog në Akademi gjatë një provimi ku Holta kishte shkuar për të takuar miqtë e saj.
?Në atë kohë unë kam qenë asistent pedagog në Akademi, ishte viti 1997. Ka qenë provimi i studentëve të mi dhe Holta i kishte miq dhe erdhi të shihte. I them një mikut tim: Kush është kjo goca? Më thotë se është shoqja e studentëve të tu. Holta tha se edhe unë në atë kohë i kisha bërë përshtypje, isha i gjatë dhe i hollë. Dhe kshështu filluam të frekuentoheshim dhe pamë që kishim shumë të përbashkëta?, rrëfeu aktori.