http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria duket se është e vendosur të çojë para drejtësisë të gjithë personat e lidhur me krimin e organizuar dhe të godasë në veçanti pasuritë e siguruara në rrugë kriminale.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi komunikimin javor në facebook, per te bere edhe njëherë te qarte mesazhin se qeveria nuk do të ndalet deri sa ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e kanabisit dhe të fortët të dënohen.
Shefi i qeverisë iu rikthye zgjedhjeve të 25 qershorit, duke theksuar se pavarësisht bojkotit dhe çadres së opozitës, ato ishin ne përputhje me standardet e OSBE.
Rama nënvizoi se ndonëse shumica nuk mund ta zgjedhe opozitën, ajo është e vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në BE.