Report TV - Prokuroria dërgon për gjykim grupin kriminal të kanabisit

2018-05-03 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Prokuroria për krimet e rënda ka përfunduar hetimet dhe kërkon nisjen e gjykimit për 8 persona, të cilët kultivonin kanabis në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë të Vlorës, të cilët u arrestuan në 4 tetor të 2016, ku u sekuestruan rreth 7250 rrënjë kanabis të mbjedha dhe në proces tharjeje.

Në 4 tetor të 2016-ës policia arrestoi 11 persona, 8 prej të cilëve prokuroria ka kërkuar nisjen e gjykimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në 2016 në prangat e policisë ranë, Taulant Haxhiraj, Renaldo Avdyli, Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baço, Reshat Radhima dhe Marjus Bajrami të cilët akuzohen për ?Kultivimi të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal?, ?Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal? dhe ?Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, gjithashtu në atë kohë u arrestuan edhe Klajdis Imeri dhe Anis Pajo të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.