Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Objektivat e 100 ditëve të para të qeverisë ?Rama II?, kryeministri Edi Rama i prezantoi së bashku me ministrat përpara Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste paraditen e sotme.
Tre objektivat kryesore janë pastrim të administratës nga njerëzit e paaftë dhe të korruptuar, vetingu i policisë për ta pastruar nga të nkriminuarit si dhe rindërtimi i transportit urban.
Edi Rama: ?Duhet pastrim në të gjitha nivelet e administratës së keqbërërsve dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit dhe pastrim strukturor përmes rindërtimit të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv
Na duhet ndëshkim në të gjitha nivelet lidhur me çdo shfaqje të korrupsionit, abuzivizmit dhe shfaqje të padenjë ndaj qytetarëve?
Veting policise dhe operacion kombëtar kunder rrjeteve kriminale
Pritet raporti ndërkombëtar dhe menjëherë do të nisë operacioni kombëtar kundër rrjeteve kriminale. Gjithashtu do të hartohet korniza e vetingut për policinë e shtetit.
Lexo me shume: Operacion kombëtar kunder rrjeteve kriminale. Veting policise
Cdo biznes do paguaje vetting
Duke nisur nga viti i ardhshëm çdo biznes do të paguajë TVSH duke iu përgjigjur edhe debatit të fundit të opozitës që ka kundërshtuar këtë politikë
Edi Rama: Do ta zhvillojmë këtë debat me opozitën e bërë front në mbrojtje të informalitetit lidhur me përfshirjen e të gjithë biznesit në skemën e TVSH.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-sot-asambleja-prezantohen-zv-ministrat-e-qeverise/