Fryma konfliktuale e politikës reflektoi edhe tek zgjedhësit në 25 qershor

2018-05-03 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Proçesi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 u karakterizua nga një frymë konfliktuale e politikës, çka reflektoi drejtëpërdrejtë edhe te zgjedhësit. Në raportin përfundimtar të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, thuhet se ndryshimet kushtetuese deri në arritjen e marrëveshjes së 18 majit ndikuan në proçesin zgjedhor. Përfaqësuesit e Koalicionit, deklaruan se edhe në këto zgjedhje u vu re që demokracia shqiptare vijon të jetë e brishtë.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi këtë të mërkurë raportin përfundimtar dhe gjetjet për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Përfaqësuesja e KVV, Gerta Meta, tha se konfliktualiteti politik, deri në arritjen e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës, përcolli një pasiguri në radhët e zgjedhësve, deri në cënimin e rendit publik.
Gerta Meta: Konfliktualiteti i lartë lidership dhe politik pas arritjes së dakordësisë për ndryshimet kushtetuese të muajit korrik 2016 deri në dakordësinë e marrëveshjes politike të 18 majit 2017, përcollën një klimë pasigurie tek qytetarët për ecurinë institucionale deri në cënimin e rendit publik. Fushata zgjedhore e parakohshme bëri nul të gjitha rregullimet ligjore që sigurojnë mbarëvajtjen e mbulimit mediatik të veprimtarisë financiare të subjekteve apo mbi administratën publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fryma-konfliktuale-e-politikes-reflektoi-edhe-tek-zgjedhesit-ne-25-qershor/