Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person mbeti i plagosur në një aksident në një prej kryqëzimeve të rrugës Transballkanike të Vlorë.
Motori me të cilin i plagosuri udhëtonte së bashku me një shtetas tjetër është goditur nga një automjet me targa VL 0603 B.
Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet per aksidentin e ndodhur.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një lëvizje e gabuar në rrugë e automjetit.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe shkaqet e aksidentit te ndodhur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplaset-nga-automjeti-plagoset-drejtuesi-i-motorit/