Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili përmendi emra specifik të lidhur me krimin është një thirrje për vetë punonjësit e sistemit të drejtësisë.
Kështu u shpreh në studion e lajmeve të Ora News, Ulsi Manja kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe deputet i Partisë Socialiste.
Manja: Deklarata e ambasadorit amerikan Lu sot ishte në shtëpinë e drejtësisë, ishte 20 vjetori i Shkollës së Magjistraturës dhe nga shtëpia e drejtësisë deklarata e bëra nga ambasadori Lu në radhë të parë shkon për sistemin e drejtësisë, ku siç e tha dhe vetë ambasdori nga java tjetër fillojnë punë organet e vettingut. Në vlerësimin tim, thirrje në radhë të parë qëndron për punonjësit e sistemit të drejtësisë.
Manja u shpreh besimplotë se me organet e reja të vettingut, si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë rezultat në drejtim të luftës kundër korrupsion dhe krimit të organizuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manja-deklarata-e-lu-thirrje-per-punonjesit-e-sistemit-te-drejtesise/