http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas takimit të kreut të Krimeve te Rënda me prokurorët e Elbasanit dhe policinë e këtij qarku, një analizë e detajuar po bëhet për të gjitha përplasjet kriminale në këtë qytet.
Vizita e kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, u bë fill pas përplasjes së policisë me makinën e blinduar disa ditë më parë por vëmendja është përqendruar në përplasjet mes dy fiseve Çapja dhe Çela.
Sa i përket akuzave ndaj policisë mësohet se kallëzimi i bërë nga përfaqësuesi i pronarit të tregut ushqimor Petrit Çela, do i delegohet Prokurorisë së Tiranës për të parë nëse ka pasur shkelje të ligjit nga uniformat blu.
Ngjarjet kriminale me vrasje apo tentative vrasjesh datojnë që nga 2005 e deri një vit më parë kur pjesëtarë të fisit Capja u qëlluan me breshëri kallashnikovi dhe tre persona mbetën të vrarë e 7 të tjerë u plagosën.
Për krimin policia nuk pati asnjë të arrestuar por dyshimet u fokusuan në përplasjet e trafikut të drogës se sa ato të hakmarrjes. Pa një emër konkret dhe pa asnjë piste ngjarja mbeti në hije ndërsa u desh përplasja e policisë që edhe ministri Xhafaj të urdhërojë komisariatin e policisë së Elbasanit për të bërë analizën e plotë të situatës në këtë qytet.
Veç kësaj drejt Elbasanit janë instaluar dhe hetuesit kryesorë të policisë së shtetit në mënyrë që të zbardhen shkaqet e vërteta të përplasjes së policisë me audin e blinduar por edhe konfliktet mes dy grupeve kriminale Çelaj dhe Çapja.