LEZHË- Digjet në mesnatë makina që përdorte kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Rreth orës 00:30 të mesnatës në lagjen ?Besëlidhja? janë djegur dy makina, të cilat ndodheshin të parkuara pranë njëra tjetrës në parkingun e një pallati, njëra nga makinat përdorej nga Frrokaj.
Sipas informacionve paraprake bëhet me dije se janë djeguar: automjeti tip ?Mercedes Fuoristradë ML? me targë AA 400 JK në pronësi të Angjelin Premarkaj dhe marrë me qera nga Bashkia e Lezhës, si dhe mjeti tip ?Mercedes Benz? me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.
Polcia dhe zjarrëfikset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, të cilin nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.
Grupi hetimor po bën këqyrjen e kamerave përgjatë rrugës si dhe po merr deklarimet e pronarëve të mjeteve, të cilat nuk bëhen ende të ditura.