Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Luljeta Bregu është një grua që bashkëjeton cdo ditë me dhunën, por pavarësisht denoncimeve në institucionet e drejtësisë, ende nuk ka mundur të pajiset me një urdhërmbrojtje. Gjatë një proteste të zhvilluar paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Fierit, Bregu bën thirrje për mbrojtje pasi jeton në të njëjtën banesë me bashkëshortin dhunues.
Bregu: Kam kërkuar urdhërmbrojtje po ma kanë rrëzuar këta të Fierit. I jam drejtuar Vlorës, më pas i jam drejtuar gjykatës dhe policisë dhe asnjë zgjidhje nuk kam marrë deri sot.
Edhe vëllai i viktimës Liljana Zhezha, të cilën ish-bashkëshorti e hodhi nga dritarja e banesës së pallatit bën thirrje për drejtësi. Ai shprehet se edhe pse gruaja kishte denoncuar se dhunohej prej tij dhe kishte marrë urdhër mbrojtjeje, vrasësi i motrës ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Zhezha: Ne kërkojmë dënimin me burgim të përjetshëm. Unë si vëllai i viktimës dhe kujdestari i fëmijëve të sime motre, këtë kërkoj nga drejtësia shqiptare me shpresën që të shërbejë që gra të tjera të mos bien viktimë e dhunës në familje.
Koordinatorja e platformës së gruas Laureta Roshi deklaroi se shoqëria reagon vetëm kur sheh zjarrin tek port.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-proteste-kunder-dhunes-ne-familje/