Hetimet për vrasjen e Ardian Kodrës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së shtetit, mbërritën në vendin ku u vra efektivi i FNSH, Ardian Kodra. Një ditë pas ngjarjes tragjike ku 50-vjeçari u qëllua me dy plumba nga David Qosja, i cili vuan nga probleme mendore, pritet rindërtimi i dinamikës së vrasjes, por edhe marrja në pyetje e drejtuesve të policisë së Lezhës për planin operacional. Burime nga grupi hetimor thanë se do të shihet nëse janë zbatuar procedurat standarde në raste të tilla, ndërsa mjeti ku u vra efektivi Kodra ndodhet ende në vendngjarje. Sipas hetuesve, mjeti është lënë aty për t?iu bërë këqyrje e imtësishme kjo dhe për të përcaktuar këndin e distancën e qitjes. Ndërkohë Haki Çako pezulloi nga detyra, drejtorin e policisë së Lezhës, Dritan Lena. Edhe pse nuk dihet motivacioni, dyshohet se shkak u bë humbja e jetës së Kodrës, por edhe puna e dobët në menaxhimin e situatave në qarkun e Lezhës. nga ana tjetër, Lena është pyetur në Prokurorinë e Tiranës lidhur me kanabisin në zonën e komisariatit numër 4. Kjo pasi më parë ish drejtuesi i policisë së Lezhës ka mbajtur postin e shefit të krimeve në këtë komisariat.