Velipojë, Rama: Në 100 ditët e para, i japim fund burokracisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 8 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama premton ti japë fund nje here e mire burokracive ne zyrat e shtetit, duke nisur me certifikatat.

Pas mbledhjes informale të qeverisë zhvilluar ne Velipoje, ne një status ne facebook se qytetaret do te marrin shërbimet pa asnjë kosto. Ai e ka konsideruar si një rekord gines, numrin e certifikatave qe nxjerrin ne një vit shqiptarët. Sipas tij, ky rekord do të shmanget ne 100 ditët e para të qeverisjes.

?Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz i kohës, lekëve, nervave të qytetarëve, që do mbarojë me qeverinë e re ?Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri.?

Ky premtim i kryeministrit lidhet edhe me programin qe ai prezantoi ne Asamblenë e Partisë Socialiste, teksa shpalosi shtyllat se ku do të fokusohet puna ne 4 vitet e ardhshme. Mbledhja informale e qeverisë ka patur ne fokus të saj detajimin e programit qeverisës, i cili do të prezantohet ne kuvend. Mësohet se të gjithë ministrat, i kane paraqitur kreut të qeverisë prioritetet e dikastereve përkatëse. Në këtë mbledhje dyditore, vëmendje do t?i kushtohet reformimit të strukturave, sidomos të ministrive të cilave do t?u bashkohen institucionet nga ministritë që shkrihen. Pjesë e takimit janë edhe kandidati për kryeparlamentar Gramoz Ruci e ai per kreun e grupit Taulant Balla.