Vdekja e turistes ruse në Ksmail, ekzaminimi i ADN-se mban peng hetimin

2017-10-24 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kur kanë mbetur vetëm 9 ditë nga përfundimi i masës së sigurisë për Ermal Fatjan, skafistin që dyshohet se vrau turisten ruse Ksenia Riok në korrik të këtij viti, ende nuk ka përfunduar m ekzaminimi i ADN-së për të konfirmuar fajësinë e tij.

Burime Prokurorisë së Përgjithshme konfirmuan se vendimet e eksperëtve për ekzaminimet përkatëse, nuk kanë mbërritur ende në organin e akuzës. Kampionet e flokëve të ruses të gjetura në helikën e skafit të Fatajt, u kerkua të dërgoheshin në Itali, ose Austri pas problemeve me laboratorin e policise.

Por edhe kjo nuk ndodhi. Burime të policisë së Shtetit, kanë pohuar se dëshmitë dhe provat rrethanore konfirmojnë se ditën e ngjarjes, se skafi i Ermal Fatajt, ishte i vetmi që lëvizte në zonën ku ndodhi ngjarja.

Po kështu sipas tyre, ai është i vetmi skaf, në helikën e të cilit janë gjetur mbetje lëkure dhe flokësh të ngjashme me ngjyrën e flokëve të turistes 15 vjeçare Ksenia Riok. Por nga ana tjetër Prokuroria dhe Gjykata kanë kërkuar prova shkencore për këtë fakt.

Për këtë qëllim tri ditë pas arrestimit të Fatajt, me 24 korrik, Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 40 ditë për të deri në përfundim të analizave të ADN-së. Kur janë bërë më tepër se 30 ditë nga kjo masë analiza nuk ka mbërritur çka mund të çojë edhe në lirimin e të dyshuarit.



Tv Klan