Report TV - Kryemadhi: Kemi një qeveri PS, PD dhe LSI, nuk dimë ça është

2017-08-15 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Nga kampingu veror në Jalë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se vendi po shkon drejt diktaturës për shkak se për fatin e shqiptarëve vendos vetëm një njeri i vetëm.

Ajo tha se Shqipëria gjendet në udhëkryq, ndërsa komentoi qeverinë aktuale me ministra të PS, PD dhe LSI, por nuk foli për tërheqjen e tyre nga kabineti Rama.

?Kemi një qeveri që nuk e dimë se ça është sepse ka ministra te PD, ka ministra te PS dhe ministra te LSI.

Kemi nje parlament qe do te mblidhet pas disa javësh dhe një situatë ekonomike ku nuk kemi një objektiv, nuk kemi nje qellim, shqiptarët duan të ikin? -tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi: Kërkojmë falje për gabimet
Sipas Kryemadhit ka ardhur koha që shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë dhe kjo bëhet nga një klasë politike pa komplekse.

?Për aq koha sa ishim në qeverisje u shërbyem shqiptarëve më dorë në zemër, gabimet janë gabime dhe janë për njerëzit dhe nëse nuk do bëjnë gabime nuk do të përmirësohen, por kur gabimi kthehet në faj nuk është më gabim, është faj.

Prandaj me pozicionimin si opozitë nuk do të përsërisim më gabimet dhe do të bëjmë luftë frontale kundër cdo padrejtësi. Por kjo nuk bëhet e vetme dhe një grup me 19 deputetë, por një grup me qindra të rinj dhe të reja.