Vrasja në Vlorë, flasin familjarët e viktimës

2017-08-03 37 Dailymotion

Download Convert to MP3

Familjarët e Renato Omeri, i cili u ekzektua në një atentat në Vlorë 4 ditë më parë dyshojnë se autorë të krimit janë të njëjtët persona që i vranë në Dhjetor të 2015, nipin dhe shokun e tij, në qytetin e Durrësit.

Në atë kohë u eliminuan me 30 plumba kallshnikovi Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj.

Motra e Renato Omerit sqaron se ai nuk kishte konflikte me njeri dhe kërkon nga shtetit zbardhjen e vrasjeve.

Ndërsa bashëshortja e Omerit sqaron se pas vrasjes së Durrësit, Renato kishte shtuar masat e sigurisë, duke vendosur kamera sigure në shtëpi dhe levizte i armatosur.

Renato Omeri u qëllua me 6 plumba pistolete më 30 Korrik, në zonën e Lungomares. Në atë kohë ai ishte ulur në një lokal me një mikun e tij, kur një person me kapele në kokë i afrohet dhe zbraz ndaj tij një karikator pistolete.

Kur kanë kaluar 4 dite nga vrasja, policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të kapin autorin.

Tv Klan