http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është treguar i drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke kërkuar goditjen e krerëve të lartë të grupeve qe sponsorizojnë kultivimin e kanabisit dhe me pas e trafikojnë ate. Edhe pse vlerëson pozitivisht fushatën e aksionin masiv kundër drogës, shefi i qeverise thotë se kjo nuk mjafton. Sipas tij, vënia në pranga e kokave të narkotrafikut, duhet shndërruar në prioritet. ?Duhet të angazhohemi për të adresuar një shqetësim jo të parëndësishëm të opinionit publik, të opinionit më kompetent lidhur me këtë fenomen, që ka të bëjë me kthimin në përparësi absolute të goditjes së krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimit të asteteve. Policia ka bërë progresi gjatë këtyre 46 muajve që jemi në detyrë, por jemi të vetëdijshëm se në kuadrin e goditjes së kokave të mëdha dhe sekuestrimit të aseteve kriminale, ka shumë për të bërë.?Në mbledhjen e Task Forcës në Zyrën Operacionale Antikanabis, shefi i ekzekutivit tha se i rëndësishme është edhe pastrimi i radhëve të policisë nga efektivët e përfshirë në trafik.?Element kuptimplotë është edhe aftësia vetëkorrigjuese e vetë Policisë së Shtetit, që paralelisht me pastrimin e kanabisit, po bën edhe pastrimin e radhëve të veta nga punonjësit e lidhur me këtë veprimtari kriminale.?Faza që pason luftën kundër kultivimin e kanabisit, sipas kryeministrit, duhet te jete rehabilitimi i viktimave të këtij fenomeni.?Ka një fazë të dytë Plani Kombëtar, që duhet nisë së shpejti, që nga qendrat sociale, arsimit, shëndetësia, mjedisi, si një fazë për një punë të ndershme për viktimat e prekura nga kjo veprimtari kriminale. Puna parandaluese e suksesshme bëhet për të rritur ndjeshmërinë maksimale ndaj dëmeve serioze që sjell në çdo pikëpamje ky fenomen kriminal.?Kreu i qeverisë ka vlerësuar bashkëpunimin mes policisë së shtetit e institucioneve te tjera ligjzbatuese, si Prokuroria apo shërbimi Informativ Shtetëror.