http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë të arrestuarit për ngarkesën 1.3 tonë drogë në Kavajë, u lanë me masën e sigurisë ?Arrest me burg? nga Gjykata e Krimeve të Rënda.I pari që doli para trupit gjykues ishte Jani Sadikaj. 18-vjecari i cili vijon ende mësimet në shkollën e mesme të Tepelenës, theksoi se, ai së bashku me Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh dheRoland Hysenbelliu, kishin ngatërruar rrugën në hyrje të Synej të Kavajës dhe se destinacioni final ishte Tirana. Por pavarësisht pretendimeve, prokurori Dritan Premçi tha se automjeti tip Land Rover ku u gjet sasia e drogës drejtohej nga 18-vjecari Sadikaj. Në automjet u gjet edhe celulari i të riut, çka ka bere qe organi i akuzës te ngrejë dyshimet se ai ishte përfshire ne trafikun e drogës.Ndërkohë Erges Sina rezulton i shpallur ne kërkim. Ai sipas prokurorit dyshohet se është i përfshirë edhe në një vrasje, teksa kërkimet po kryhen edhe vendet fqinj. Teksa paraqiti prova për tre të pandehurit e parë, prokurori kërkoi që pronari i automjet tip Land Rover, i cili sipas dokumentacionit rezulton te jete Aristotel Kasaj të mbahet në burg deri në qartësimin e ngjarjes.Kasaj pohoi se kishte bërë 3 herë denoncim te policia e Vlorës, pasi blerësi i saj Erges Sina dhe nipi i tij Jani Sadikaj nuk e kishin kaluar pronësinë në emër të tyre. Në të njëjtën situatë u gjend edhe Arvis Muçaj, i cili kishte blerë makinë 5 muaj më parë, por më pas ia kishte kthyer të zotit Arsitotel Kasaj. Për trafikun e drogës janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë.