Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 40 vjeçar nga Tropoja është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij dje në mbrëmje (20 qershor) në qytetin e Vlorës. Krimi u shënua rreth orës 22:10 minuta në lagjen ?Partizani? pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, kur viktimës Fatjonin Sinanaj i kanë trokitur në derën e banesës.
Menjëherë sapo ai ka dalë është qëlluar me katër plumba, teksa mësohet se e gjithë skena është parë dhe nga bashkëshortja. Sinani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë policia ndaloi brenda një kohe të shkurtër, Neritan Qeribani, i dyshuar si njëri prej autorëve të krimin. Familja e Sinanaj ishte transferuar prej 5 vitesh në Vlorë, ku viktima siguronte të ardhurat në punë krahu.
Po ashtu policia ka bërë të ditur se në lagjen ?28 Nentori? në Vlorë pranë ?Shtepise se Oficerave? është gjetur e djegur Makina, tip Benz 2500 me targa gjermane SNBB 220 ngjyre gri e cila dyshohet se mund te jetë përdorur nga autorët që mund të kenë lidhje me krimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-krime-ne-vlore-ekzekutohet-40-vjecari-i-vendoset-eksploziv-nje-automjeti/