Ministri i Drejtësisë shkarkon 8 zyrtarë të lartë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
8 zyrtare te larte janë shkarkuar nga ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi per shkak te përfshirjes se tyre ne fushatën elektorale. Zyrtaret e shkarkuar kane shërbyer si drejtues pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit, dhe rastet e tyre jane dërguar ne Prokurori per t?u hetuar për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.Sipas njoftimit te Ministrisë se Drejtësisë, shkarkimi i tyre erdhi pas inspektimeve te kryera nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, te cilat provuan përfshirjen e tyre në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin, si dhe neglizhencë e theksuar në kryerjen e detyrave.Por ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi ka kërkuar edhe pezullimin nga te detyra te sekretares se përgjithshme te Ministrisë se Drejtësisë Juliana Hoxha e cila nuk mund te qëndroje ne detyre, pasi është kandidate per deputete e Partisë Socialiste.Qe prej 22 majit kur Gazmend Bardhi mori detyrën si ministër i drejtësisë pas marrëveshjes PD-PS,10 zyrtare te larte jane shkarkuar nga detyra per shkak te përfshirjes ne fushate elektorale.Tetë zyrtarët e shkarkuar janë:Drejtori i IEVP (Instituti i Vuajtjes së Dënimit) Burrel Fatjon Kurti,Kryetari i Përmbarimit Durrës, Surin Hoxha,Drejtori i IEVP Fier, Jetnor Krakulli,Drejtori i IEVP lezhë Eduard Kurti,Drejtuesi i ZRVPP (Hipoteka) Sarandë, Adriana Shehu,Drejtori i ZVRPP Durrës, Ani Dyrmishi,Drejtori i IEVP Rrogozhinë Ahmet BalaDrejtori i Burgut Lezhë Eduart Kurti.