Shoqata e Mediave Elektronike: Jo reklama falas - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Mediave Elektronike shqiptare denoncon klasën politike për ligjin e miratuar të hënën në parlament i cili detyron radiotelevizionet të trasmetojnë falas reklamat e partive gjatë fushatës elektorale.Përmes një deklarate publike drejtues të shoqatës se mediave elektronike theksojnë se ligji është në shkelje flagrante të Kushtetutës e cila garanton lirinë dhe mbrojtjen e pronës private, si dhe bie ndesh me kodin zgjedhor që ka përcaktime të tjera për reklamat në fushatë.Ky akt konsiderohet grabitje me ligj e finanacave të televizioneve private për interes të partive politike.Shoqata jonë, e konsideron dhunim të hapur të pronës private dhe shkelje flagrante të lirisë së mediave në Shqipëri. Ky akt banditesk, është një grabitje me ligj e financave të radiotelevizioneve private në interes të ngushtë të partive politike.Shoqata jonë, u bën thirrje të gjitha radiotelevizioneve në Shqipëri, të mos e njohin këtë ligj grabitqar, të hartuar dhe miratuar në kundërshtim flagrant brenda një mbasditeje, pa u respektuar procedurat parlamentare për hartimin dhe miratimin e ligjeve, pa u dëgjuar më parë aktorët e interesit dhe në fshehtësi të plotë edhe të vetë deputëteve të cilëve u është vënë në tavolinë vetëm pak minuta para votimit.Shoqata iu bën thirrjë mediave të zbatojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi, i cili prevalon mbi çdo ligj tjetër gjatë fushatës zgjedhore.Shoqata e Mediave Elektronike u bën thirrje mazhorancës së re PS-PD, të respektojë dizpozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi sa u përket transmetimit të reklamave në radiotelevizionet private. Reklama falas nga një biznes privat nuk mund të ketë.Në rast se partitë nuk kanë arritur t'i bëjnë kaq lekë, ose nuk duan t'i tregojnë lekët që kanë bërë gjatë këtyre viteve në pushtët dhe opozitë, të pranojnë me ligj apo VKM që lekët e reklamave të tyre t'i paguajë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kanë propozuar më parë.Shoqata e mediave elektronike do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese si dhe do t'i drejtohet gjithë institucioneve ndërkombetare duke e denoncuar si akt të i grabitjes së pronës private dhe lirisë së Mediave.Radiotelevizionet thekson shoqata e kanë të pamundur të financojnë apo sponsorizojnë partitë politike në Shqipëri.