TIRANE-Partia Socialiste ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për të gjitha qarqet për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në listën e miratuar nga Kryesia e PS ka shumë surpriza, si përsa i përket emrave të rinj, të larguarve nga grupi parlamentar, por edhe pozicionit në listat e qarqeve.
Kështu Rama ka vendosur që të kandidojë i gjashti në listë në qarkun e Vlorës, ndërsa kryetari i grupit, Gramoz Ruçi i nënti në qarkun e Fierit.
Me pozicionimin në listat e Vlorës dhe Fierit, Rama dhe Ruçi tregojnë forcën duke sfiduar PD për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Përsa i pëket udhëheqjes së qarqeve, në Tiranë do të jetë Elona Gjebrea, në Elbasan Taulant Balla, në Kukës Mimi Kodheli, në Fier Erjon Braçe, në Shkodër Ditmir Bushati, në Gjirokastër Bledi Cuci, në Vlorë Damian Gjiknuri, në Korçë Niko Peleshi, në Lezhë Lindita Nikolla, në Berat Blendi Klosi, në Durrës ministrja Gjermeni dhe Dibër Ilir Beqaj.