Live në Ora News: Çfarë do të ndodhë me PD? Sali Berisha në “Tonight Ilva Tare”

2017-07-05 5 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar në Tonight Ilva Tare, ish kryeministri Sali Berisha e quajti krizën e sotme si më të rrezikshmen nga 1991 dhe këmbënguli se protesta e opozitës nuk ka për qëllim bojkotin e zgjedhjeve por votën e lirë.
Në emisionin e transmetuar mbrëmjen e 26 prillit 2017 në Ora News ish kreu i PD-se siguroi se opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë pasi gjëndet në një tunel ku nuk ka më dritë.
Berisha paralajmëroi Ramën të tërhiqet sepse zemërata e popullit mund të përfundojë në një revolucion ku udhëheqjen do ta marrë populli.
Ndërsa theksoi se po të ishte në vend të tij do të ishte larguar.
PD nuk është absolutisht e vërtetë se po lufton për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Neqofte se Edi Rama, sic ka vendosur se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën do të mbajë të gjitha përgjegjësitë, tregon se është i biri i të atit dhe e vërteta është se do të marrë përgjigjet më spektakolare që mund të marrë. Në qoftë se Edi Rama do të përdorë armët kundër opozitës atëherë të bëhet gati? tha Berisha.
Duke iu referuar negociatave me nderkombetaret, Berisha tha se ka ndonje ambasador që bërtet nëpër koridore se Basha nuk do bëhet kurrë kryeministër dhe kjo është e turpshme.
Berisha hedh poshtë se ndodhet pas vendimeve të opozitës dhe se Basha po bën një opozite qe nuk eshte e stilit te tij.
Ish kryetari i PD-së u shpreh se kishte ndërhyrje nga ata që fajësojnë opozitën ndërsa ministri i Jashtëm gjerman Sizmar Gabriel foli në Tiranë si socialist.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cfare-do-te-ndodhe-me-pd-sali-berisha-ne-tonight-ilva-tare/