http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ergys Gjioveshaj 33 vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e të enjtes në një lokal me muzikë live në zonën e ?Ujit të Ftohtë? në Vlorë. Dy persona të armatosur por të pa maskuar, hynë në ambientet e brendshme rreth orës 23:20 dhe u drejtuan tek tavolina ku Gjioveshaj po qëndronte në shoqërinë e një vajze, Arta Lukaj.Agresorët qëlluan menjëherë me breshëri, duke i shkaktuar vdekjen 33-vjeçarit. Por nga plumbat mbetën të plagosur edhe vajza si dhe dy klientë: Florian Hila, 28 vjeç dhe Arsonel Llanaj, 32 vjeç. Pas krimit autorët u larguan me shpejtësi, duke përfituar edhe nga errësira. Ndërsa të plagosurit u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Personi që mbeti vrarë nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2000, ku ishte vetëm 16 vjeç, Ergys Gjioveshaj u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit. Pas kësaj ngjarjeje ai u largua nga Shqipëria. Por 11 vjet më vonë, u arrestua në Vjenë dhe u ekstradua në Shqipëri. Gjioveshaj ishte dënuar me 12 vjet burg, ndërsa autori kryesor, Florian Meçe u dënua u dënua me 22 vjet. Policia dyshon se bëhet fjalë për një krim me motiv hakmarrjen. Disa persona janë shoqëruar duke dhënë dëshmi për ngjarjen. U sekuestruan gjithashtu kamerat e sigurisë së lokalit, për të bërë të mundur identifikim e autorëve.