Report TV - Pajisja e dyshimtë, Prokuroria pushon hetimet për izraelitin Frig

2017-07-05 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Dy javë pasi u ndalua në Rinas e më pas u hetua në gjendje të lirë me dyshimin se kish kryer përgjime të paligjshme në Shqipëri, 51-vjecari Izraelit Yoram Frig mund të largohet lirisht nga Shqipëria pasi hetimet ndaj tij u pushuan këtë të premte.

Ekspertiza: Pajisja s?ka aftësi përgjuese
Vendimi është marrë nga prokurori Ndini Tavani i cili pas ekspertizës së pavarur ka marrë përgjigjen se pajisja ?Omni Spectral Correlator 500? nuk kryen përgjime dhe s?ka aftësi përgjuese por është vetëm një lokalizues çimkash të vendosura për përgjime.

Në të njëjtin vendim për pushimin e hetimeve prokurori Tavani ka vendosur dhe kthimin e pajisjes dedektuese në pronësi të Izraelitit.

Pas ndalimit më 24 Mars 2017 me vendim gjykata Yoram Frig ju bllokua dhe pasaporta duke mos i dhënë atij mundësi të largohet nga Shqipëria.

Pasaporta dhe pajisja dedektuese do t?i kthehet Frig këtë pasdite, ndërsa nuk dihet nëse ai do të qëndrojë në Shqipëri për të kërkuar dëmshpërblim pasi prej fillimit ai mohoi të ishte futur ilegalisht me pajisjen dedektuese.