Report TV - Pakti detar me Greqinë, Gërveni: Veprova me hartat e ALUIZNI-t

2017-07-04 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Shtetasi Kristaq Gërveni, në kohën që është marrë me përgatitjen e marrëveshjes ka qenë me detyrën e Komandantit të Forcave Detare. Ai sqaron se me urdhër të Kryeministrit nr.135 datë 23.08.2007 është urdhëruar të ngrihet grupi ndëristitucional për përgatitjen e marrëveshjes për përcaktimin e Shelfit Kontinental me vendet fqinje.

Kryetar i grupit të punës ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Ferit Hoxha. Në bazë të urdhërit ndër anëtarët që do të merrnin pjesë në këtë grup pune kishte anëtarë nga Ministria e Mbrojtjes. Ai sqaron se unë kam qenë anëtar grupi me urdhër që në fillim të ngritjes së këtij grupi, por ka marrë pjesë në dy takime të grupit të punës ku mungonte anëtari i grupit të punës të caktuar nga Forcat Detare kapiteni B.P.

Në këto dy takime që ka qenë ka dhënë mendime lidhur me zbatimin e Konventës të Ligjit Ndërkombëtar të Detit, i cili ishte vënë si bazë ligjore në përgatitjen e kësaj marrëveshje dhe që shërben si bazë ligjore për përcaktimin e kufijve detare me të gjitha shtetet e botës. Caktimi i tij zyrtarisht në këtë grup pune filloi me shënimin që ka bërë ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa në datën 28.03.2008.