Dhuna ndaj gazetarit, policia kërkon ndihmë për identifikimin e autorëve

2017-07-04 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave, të cilët pak ditë më parë dhunuan fizikisht gazetarin Elvi Fundo.

Blutë e kryeqytetit kanë publikuar edhe nje video të shkurtër, ku shfaqen dy autorët që largohen me shpejtësi. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 8 Mars, rreth orës 10:30, në rrugën ?Asim Vokshi?, pranë stacionit të autobusëve.
Fundo u godit me grushta dhe sende të forta nga dy persona.

Duke mos i dhënë mundësi të reagojë, dy autorët janë larguar më pas me shpejtësi. Pasi zbresin disa shkallë kalojnë midis tavolinave të një lokali. Autorët janë të veshur të dy me tuta sportive, mbajnë vënë kapuçë dhe kapele.

Njëri prej tyre është fiksuar në fytyrë nga kamerat e sigurisë, ku vihet re se mban pak mjekër, ndërsa në duar kërkon të fshehë diçka me një qese, që dyshohet se është një send i fortë i përdorur ndaj gazetarit.

?I lutemi qytetarëve, se për ç'do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e tyre, të kontaktoni në numrin e emergjencave 112, ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134?, shkruan Policia e Tiranës në një njoftim të shpërndarë për mediat.

Policia thotë gjithashtu se kush jep informacion për identifikimin e autorëve do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.

Vetë gazetari është shprehur se për dhunën mund të jenë bërë shkas investigimet e tij të fundit. Fundo e ka cilësuar sulmin vepër të krimit, të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën.

Për dhunën ndaj gazetarit ka reagur ashpër Autoriteti i Mediave Audiovizive, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, përfaqësues të politikës dhe sëfundmi edhe organizata ?Reporterë Pa Kufij?./tvklan.al