Qindra shqiptarë mbushën rrugët e Luginës së Preshevës për të pritur Presidentin Bujar Nishani, në të parën vizitë zyrtarë të një niveli të tillë.
Takimi me kreun e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi ishte një rast që kreu i shtetit të fokusohet te garantimi i të drejtave të shqiptarëve në këtë zonë. Ndonëse Kryeministri serb Vuciç dhe mediat serbe gjejnë provokime në këtë vizitë, presidenti shqiptar thotë se nuk ka provokim, kur kërkon të drejtat themelore.
Të njëjtën shqetësim Nishani ia shprehu edhe nënkryetarit serb të Komunës.
Më kreu i shtetit pati një ndalesë në një prej shkollave të Bujanovcit.
Qindra shqiptare kishin organizuar pritjen e Presidentit në qendër të Preshevës.
Presidenti Nishani iu drejtua shqiptarëve të Luginës edhe në takimin e zhvilluar në Qendrën Kulturore të Preshevës, ku tha se mbetet i angazhuar në respekt të detyrimit kushtetues për problematikat që shqetësojnë shqiptarët jashtë kufijve.
Motivet kombëtare shoqëruan të gjithë vizitën e kreut të shtetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Tv Klan