Ora News – Rekurs për vrasjen e trefishtë, i dënuari përjetë kërkon pafajësinë

2017-06-04 6 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthehet për gjykim në shkallën e parë të Durrësit çështja e vrasjes së trefishtë në Durrës, ngjarje e ndodhur rreth 7 vjet më parë në një lokal. Autori i dënuar me burgim të përjetshëm ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se është i pafajshëm.
Rikthehet për gjykim një ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhur shtatë vite më parë në qytetin bregdetar të Durrësit, ajo e vrasjes së trefishtë në një lokal në Lagjen e Re.
Arjan Çelaj, asokohe 35-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka paraqitur rekurs pranë Gjykatës së Lartë, me anë të të cilës kërkon pafajësinë.
Në seancën e mbajtur mesditën e së enjtes, vendimi u shty për në seancën e radhës që do të mbahet me datë 21 mars.
Çështja po shqyrtohet nga trupi gjukues me relator Petraq Currin, i ndihmuar nga Johana Qeleshi dhe Rexhep Bekteshi.
Trupi gjykues mori parasysh kërkesën e organit të akuzës, i cili kërkoi të sillte fakte të tjera që tregojnë fajësinë e autorit.
Mbi shtetasin Arjan Çelaj, rëndojnë dy akuza: ajo e ?Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave të kryer në bashkëpunim? dhe ?Armëmbajtjes pa leje?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rekurs-per-vrasjen-e-trefishte-i-denuari-perjete-kerkon-pafajesine/