Stop - Shkarkohet si mungese e shkolles se mesme dhe emerohet drejtor burgu! (06 shkurt 2017)

2017-04-01 6 Dailymotion

Download Convert to MP3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;Artur Hyska është shkarkuar në vitin 2006 nga detyra si punonjës në grupin e gatshëm në policinë e Vlorës. Si shkak për largimin e tij nga detyra, ishte mungesa e diplomës së shkollës së mesme.Por në vitin 2015 Hyska emërohet drejtor burgu në Sarandë.?Stop? ka siguruar edhe dëftesat e shkollës së mesme të Artur Hyskës, i cili pretendon, se e ka bërë gjimnazin natën. Për këtë rast i drejtohemi me dokumenta edhe drejtorisë së përgjithshmë të burgjeve në vend.

Kronikë e zgjeruar:

Artur Hyska është shkarkuar në vitin 2006 nga detyra, si punonjës i grupit të gatshëm në Policinë e Vlorës. Shkak për largimin e tij nga detyra ishte mungesa e diplomës së shkollës së mesme. Por në vitin 2015, Hyska emërohet Drejtor në IEPV -në Sarandë. ?STOP? ka siguruar edhe dëftesat e shkollës së mesme të Artur Hyskës, i cili pretendon se e ka bërë gjimnazin natën.

Duke iu referuar një shkrese zyrtare mbërritur nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku i propozohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë se, asistenti Artur Shkëlqim Hyska, me detyrë ?Grup Gadishmërie? në Repartin e Policisë së Rendit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, i propozohet Këshillit Rajonal Emërues të përjashtohet nga Policia e Shtetit, me motivacionin ?Pranuar në kundërshtim me kriteret? (pa arsim të mesëm). Nga konfirmimi zyrtar i ardhur nga Zyra Arsimore Skrapar me shkresën Nr. 93/2 datë 10.05.2006, zoti Artur Hyska rezulton pa mbaruar arsimin e mesëm.

Menjëherë pas këtij propozimi vjen urdhëri i cili thotë se:
Asistenti Artur Shkëlqim Hyska, me detyrë ?Grup Gadishmërie? në Repartin e Policisë së Rendit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, të përjashtohet nga Policia me motivacionin ?Pranuar në kundërshtim me kriteret? (pa arsim të mesëm).

Në vitin 2015, Artur Hyska, duke iu referuar dokumenteve zyrtare, që nuk e ka arsimin e mesëm, emërohet si drejtor në IEPV ? në Sarandë.

Gazetari i ?STOP?, i është drejtuar me dokumente, Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve, për të marrë informacion nëse Artur Hyska e ka arsimin e mesëm apo jo.

?Zoti Hyska, në vitet 88 ? 95 ka kryer shkollën e mesme tek ?Muhamet Kondi? në qytetin e Poliçanit dhe kjo vërtetohet nga Arkivi Shtetëror Vendor i Beratit me numër Amze, fletën dhe volumin. Më pas ju kemi vënë në dispozicion Diplomën Universitare Bachelor të zotit Hyska dhe po nga ana e Arkivit Vendor të Beratit na ka ardhur dhe një kopje e dëftesës së atij viti?.

Emisioni ?STOP? ka një dokument të vitit 2006 nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku urdhëron që zotëria në fjalë të përjashtohet nga Policia, pasi nuk ka mbaruar arsimin e mesëm.

?Për këtë dokument që ju na paraqitët nuk jemi në dijeni. Na e vini në dispozicion këtë dokument dhe sigurisht që në moment do të fillojë verifikimi,...