Ora News – Elbasan, fluks nga virozat, mbi 100 raste në ditë në Pediatri

2017-04-01 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra raste në ditë regjistrohen çdo ditë në repartin e Urgjencës në Pediatrinë e Elbasanit. Mjekët thonë se të vegjlit paraqiten me simptoma të vjellash dhe temperaturë të lartë. Sipas tyre, fluksi në pediatri vjen pasi prindërit anashkalojnë mjekun e familjes duke iu drejtuar direkt urgjencës së Pediatrisë.
Mbi 100 raste pacientësh të vegjël paraqiten çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit me virozat e stinës.
Simptomat e zakonshme të të vegjëlve janë kryesisht të vjella dhe temperaturë.
Shefja e Pediatrisë Elbasan thote se në krahasim me dhjetorin dhe janarin, situata në këtë fillim shkurti është përmirësuar, duke e çuar numrin e vizitave në 110.
Sipas mjekëve pediatër, fluksi është i madh pasi prindërit i drejtohen spitalit edhe për shërbime elementare, të cilat ua ofron edhe mjeku i familjes pranë poliklinikave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/fluks-nga-virozat-mbi-100-raste-ne-dite-ne-pediatri/