Ora News – Koha për vetting, Moisiu: Të bëhet rivlerësim i ndershëm pa ndikim politik

2017-03-31 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në forumin civil, ish-presidenti Alfred Moisiu, kërkoi një proçes rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm dhe pa ndikim politik. Presidenti ka shprehur shqetësimin se ka qarqe të korruptuara të politikës dhe gjyqësorit që kërkojnë ta pengojnë reformën në drejtësi, ndërsa Fatmir Xhafaj bëri me dije se javën tjetër në Shqipëri do të vijë trupa ndërkombëtare e monitorimit. I ftuar në këtë forum, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja tha se edhe pse kjo gjykatë është anatemuar si penguese e reformeës, vendimi për vettingun është marrë në kohë rekord.
Ish-Presidenti, Alfred Moisiu, kërkon që proçesi i vettingut të bëhet pa paragjykim dhe pa ndërhyrje politike dhe pse dyshon se rrethe të caktuara të politikës dhe gjyqësorit po përpiqen ti vënë stërkëmbësha reformës në drejtësi.
Moisiu: Ne kërkojmë që proçesi i rivlerësimit ose vettingu të bëhet pa paragjykime, një vetting pa ndërhyrje politike, transparencë dhe me standarte të njëjta për të gjithë.
Vettingu tashmë është në fuqi dhe Fatmir Xhafaj bëri me dije se javën tjetër fillon puna për ngritjen e institucioneve të vettingut si dhe vijnë përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe ngritja e Këshillit të Emërimeve në drejtësi.
Xhafaj tha se ka presion në lidhje me ngritjen e institucioneve të vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koha-per-vetting-moisiu-te-behet-rivleresim-i-ndershem-pa-ndikim-politik/