Prangoset autori i vrasjes së trefishtë në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat RENEA i dhanë fund arratise tre vjeçare te Delin Hajdaraj, autorit te masakrës se korrikut 2013 në nje nga plazhet e ujit te ftohte ne Vlore. I dënuar me burg përjetë ne mungese per vrasjen e trefishte, Hajradarj 26 vjeçar kishte mundur t?i shpëtonte policisë per nje kohe te gjate. Ai u zbulua nga policia e Vlorës në katin e katërt të këtij pallati. Në zonën e Ujit të Ftohtë, apartament te cilin e kishte marrë me qra që prej gushtit të vitit te kaluar. Policia thirri forcat speciale per ndihme, pasi Hajdaraj konsiderohet person me rrezikshmëri te larte. Operacioni per kapjen e tij u zhvillua mbrëmjen e te enjtes rreth orës 20:30. Trupat RENEA munden ta prangosnin brenda ne shtëpi, ku 26 vjecari nuk beri rezistence. Burime te policisë sqaruan se Delin Hajdaraj kishte edhe dy shtëpi te tjera me qera, ku fshihej ne kohe te ndryshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në nje banese në zonën e ?Plazhit të Vjetër? policia gjeti dhe sekuestroi; një armë zjarri, një silenciator, një krehër të mbushur me fishekë, 37 fishekë dhe 2 aparate celularë. Ngjarja e rëndë per te cilën akuzohet Delin Hajdaraj ndodhi pasditen e 28 korrikut 2013. Ai ishte thirrur ne ndihme nga shoku i tij Leo Osmenaj per nje konflikt me disa djem ne plazh. Hajdaraj qëlloi me breshëri kallashnikovi mes pushuesve, duke shkaktuar tre viktima mes tyre: Sokol Isufaj, Diana Ademi dhe Serdi Bajlozi.