?Drejtësia për ?21 janarin? nuk është vendosur ende. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vatëm një ditë para 6 vjetorit të tragjedisë ku mbetën të vrarë 4 persona.
Në fjalën e tij Tahiri u shpreh se janë marrë masat e duhura që ?21 janarët? të mos përsëritën më në historinë e Shqipërisë. Fajtorët për këtë tragjedi, ata që vranë, fshinë kamerat e sigurisë, që dhanë urdhrin nuk kanë marrë dënimin e merituar, e për këtë arsye ministri Tahiri e sheh Reformën në Drejtësi si zgjidhjen e vetme që drejtësia të vihet në vend.