Prokuroria ka indicie dhe dyshon se 30 zyrtarë të lartë kanë patur të kaluar kriminale në vende të ndryshme të Evropës.
Për këtë arsye agjencive evropiane policore iu është kërkuar informacion për këta zyrtarë. Burime nga organi qendror i akuzës sqarojnë për Televizionin Klan se numri i zyrtarëve të lartë që pritet të japin shenjat e gishtave do të rritet në ditët në vijim.
Të njëjta burime saktësojnë se brenda muajit janar informacionet nga agjencitë ligj-zbatuese ndërkombëtare pritet të jenë në dorën e hetuesve shqiptarë. Më pas këta zyrtarë do të jenë të detyruar të japin shenjat e gishtërinjve, të cilat do të krahasohen më rekordet në bankën e të dhënave të EURPOL dhe INTERPOL.
Deri më tani në bazë të ligjit për dekriminalizimin kanë dhënë shenjat e gishtave 15 zyrtarë të lartë. Për këta zyrtarë të dhënat janë në proces verifikimi për të parë nëse janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Në këtë proces verifikimi janë zyrtarë të cilët kanë jetuar për vite me radhë jashtë vendit dhe kryesisht në Evropën Perëndimore. / TV KLAN