Rama: PD doli kundër Dekriminalizimit. Kriminalizimi i politikës një akt barbar

2017-02-26 7 Dailymotion

Download Convert to MP3

Qëndrimi i përfaqësueve të djathtë në KQZ, si dhe i vetë kryetari të opozitës, lidhur me kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Dashamir Tahiri, për Kryeministrin Edi Rama është shembulli kuptimplotë i asaj se, selia blu nuk do të zbatohet Ligji i Dekriminalizimit, pavarësisht propagandës sipas tij.

Në konferencën traditë të fundvitit me gazetarët, Kryeministri u pyet sërish për të ardhmen e koalicionit me LSI dhe përsëriti se ky bashkëpunim është strategjik, jo për të dhe për Ilir Metën, por për fatin e reformave shtetformuese.

Rama deklaroi se Presidentin e ri, vitin e ardhshëm do ta vendosë mazhoranca, ndërsa komentoi dhe deklaratat e presidentit aktual Nishani, që ka shprehur ambicie për një mandat të dytë.

Rama pranoi se do të kandidojë sërish në listën e Vlorës, në zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshe nga vitet e tjera, Kryeministri nuk bëri një përmbledhje të gjithë arritjeve për vitin që po mbyllet, por preku vetëm ekonominë, që e cilësoi si aspektin më të suksesshëm ndërsa lajmëroi dhe prezantimin e një pakete investimesh prej 1 miliardë eurosh, investime që do të kryen në partneritet me sektorin privat.

Pjesë e kësaj pakete investimesh, Rama tha se do të jetë dhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

Kryeministri nuk e quajti dështim, por pranoi se premtimi kryesor i fushatës së tij në 2013, ai për shëndetësinë falas nuk do të përmbushet brenda mandatit qeverisës.

Konferencës nuk i munguan dhe debatet e Kryeministrit me gazetarët e pranishëm, kur pyetjet e tyre ai i vlerësonte si jo në lartësinë e përgjigjeve të tij.

Tv Klan