Tiranë, debate për planin urbanistik - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre dite para miratimit, plani urbanistik i Tiranës diskutohet me anëtaret e këshillit bashkiak. Por prezantimi i tij, nuk ka kaluar pa debate mes kryetarit Erion Veliaj dhe këshilltareve demokrate. Kryetari i grupit te Partisë Demokratike, Leonard Olli, deklaroi se ky projekt nuk ka qene transparent, por kryetari Veliaj e ftoi qe debatet politike t?i zhvillojnë ne Këshill Bashkiak. Pas degjesave me publikun ne 24 njësite e Tiranës, kryetari Erion Velija deklaroi se projekti i përgjithshëm i Tiranës se madhe, synon krijimin e nje kryeqyteti me shume qendra, me 5 unaza te mëdha lëvizëse, krijimin e pyllit orbital përreth Tiranës, eliminimin e mësimit me turne përmes ndërtimit te shkollave te reja dhe stimulimin e agro-turizmit. Drafti final i planit urbanistik te Tiranës se 30 viteve te ardhshme, do te kaloje per miratim ne 29 dhjetor, ne mbledhjen e fundit te këshillit bashkiak për këtë vit.