Berisha përshëndet opinionin e Venecias

2017-02-22 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Ish ? Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur opinionin e Komisionit të Venecias për Ligjin e Vetting -ut. Sipas tij, ai u jep të drejtë shqetësimeve të opozitës, duke rrëzuar draftin e mbështetur nga mazhoranca.

?E përshëndes Komisionin e Venecias. Sërish opozita shqiptare, ekspertët e saj të shkëlqyer shpëtuan Reformën e Drejtësisë nga kthetrat e zeza të mafiozëve të Edi Ramës. E dini çfarë thotë Venecia apo jo? Venecia thotë: Vettingu kompetencë totale e institucionit kushtetuese. Çdo dokument që sjellin, nuk e thotë ajo, por po e shtoj unë mafiozët e Edi Ramës në pushtet, çdo dokument do të verifikohet nga institucioni kushtetuese. Venecia thotë se këshilltari i Komisionit kushtetues për Vetting -un do të ketë akses në çdo qelizë. Venecia tha atë që kërkoi opozita. Venecia thotë se për çdo gjë do të vendosë Gjykata, duke garantuar plotësisht funksionin e institucionit kushtetuese të sanksionuar në Kushtetutë. Donit t?ia jepnit mikut të Shullazit. Ai bënte bixhoz me Shullazin dhe gjëra të tjera. Apo këtij të statutit, Alket Hysenit. Me ata do merreshin. Për të tretën herë Venecia ju hodhi jo në Lanë, por në kosh të plehrave, aty ku e kanë vendin ata që duan të kapin drejtësinë. Drejtësia duhet të jetë e pavarur. Dëgjoni këngën e Xhafës tani, që t?u lehtësojë pak. Çojani dhe një herë kunatin në Strasburg?.

Këtë deklaratë, Berisha e bëri në mbledhjen e Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH -së, ku ishte thirrur të dëshmonte. Mbledhja nisi me debate, pasi ish ? Kryeministri nuk pranoi të dëshmojë para Kryetarit Taulant Balla, që sipas tij, ka konflikt interesi, duke qenë se është dënuar me vendim të formës së prerë për shpifje.

Ish ? Kryeministri tha se Balla mashtron për të shpëtuar kreun e qeverisë, që sipas tij, nga afera e CEZ-it rrezikon së paku 35 vjet burg.

?Mashtron edhe tani duke lexuar trillime, për të shpëtuar Edvin Kristaq Ramën nga së paku 35 vjet burg, për vjedhjen skandaloze që u ka bërë shqiptarëve për të ndarë me CEZ, 625 milionë euro. Ky që flet është vetëm shpifësi ordiner që ka fytyrën e Edi Ramës.?

E ndërsa refuzoi t?i përgjigjet Taulant Ballës, krejt e kundërta ndodhi me pyetjet e anëtarëve të të tjerë të Komisionit.

Tv Klan