Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve do të rriten 100%, me një kosto totale në buxhetin e shtetit prej 20 milionë dollarësh në vit. Të dhënat janë bërë publike nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë konferencës ?Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike?.
Ai tha se një kosto e tillë është e domosdoshme për një reformë të efektshme në sistemin e drejtësisë.