Ora News – Prokuroria nis hetimet për Elvis Rroshin

2017-02-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish kryebashkiaku i Kavajes Elvis Rroshi do te jetë zyrtari i parë që do të hetohet nga prokuroria, pas hyrjes në fuqi te ligjit për dekriminalizmin. Një ditë pas dorëheqjes së tij nga detyra e krybashkiakut organi i akuzës ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj tij për dy akuza, deklarim të rremë dhe falsifikim dokumetash në formularin e dekriminalizimit, për të cilat rrezikon deri në 4 vite burg.
Në njoftimin zyrtar te prokurorisë thuhet se hetimi ka nisur nga ?Struktura ?Për Dekriminalizimin? në Prokurorinë e Përgjithshme?.
Sipas organit të akuzës kjo strukture ka nisur verifikimin dhe ka regjistruar kryesisht hetimin. Verifikimi ka nisur, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë ai , lidhur me shkaqet e dorëheqjes?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-nis-hetimet-per-elvis-rroshin/