Nuk ka urdhër arresti për Balilin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, la të kuptohej se ndaj Klemend Balilit për të cilin opozita thotë se është kreu i narkotrafikut Shqipëri-Greqi, nuk ka një urdhërarresti. Gjatë ceremonisë së përfundimit të trajnimit të skuadrës së motoçiklistëve të policisë, Çako tha se për këtë çështje ka një hetim ndërkombëtar ku e përfshirë është dhe Shqipëria. Mediat greke zbardhën të tjera detaje mbi rrjetin e drogës. Sipas tyre, kreu i bandës është një 50-vjeçar me emrin Dhimiter që jeton në Belgjikë, por që njihet me pseudonimin Ualter.Sipas gazetës ?Kathimerini?, Dhimitri rezulton të jetë pronar i tre shtëpive në Belgjikë Tiranë e Athinë, ndërkohe qe ne llogarite e tij janë gjendur shuma te mëdha parash. Sipas tyre, ndaj kreut te transporteve te Sarandes, Klemend Balilit, që njihej me pseudonimin Keli, eshte lëshuar nje urdherarrest ndërkombëtar, i cili u hodh poshtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare. Sipas mediave greke, Balili kalonte drogën ne kamionët me barna farmaceutike. Në rrjet, Shqipëria përmendet si vend furnizues i drogës, prej nga transportohet kryesisht në rruge detare e pastaj shpërndahet me kamionë. Nga kontrolli doganor dhe nga bisedat e përgjuara, Balili shfaqet si personi përgjegjës për transportin e hashashit me skafe nga Shqipëria në ishujt e Jonit dhe prej andej në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.