Report TV - Ligji për koncensionet, Vasili: I fitojnë kompani të dyshimta, kujdes

2017-02-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se ndryshimet që ka propozuar LSI në ligjin për koncesionet janë këshilluar edhe nga FMN e Banka Botërore.

Sipas tij, koncesionet në Shqipëri i fitojnë kompani të dyshimta, ndërsa iu referua edhe skandalit të "Panama Papers".

"Kemi propozuar ndryshimin e ligjit për koncesionet për ë rritje të transparencës. Koncesionet i fitojnë kompani të dyshimta FMN dhe Banka Botërore na këshilluan për kujdes me koncesionet", u shpreh Vasili.

Duke komentuar efektet e pritshme në ekonominë shqiptare që sjell ndryshimi i ligjit për koncesionet, Vasili tha se synimi është rritja e transparencës.

"Qëllimi i ndryshimeve është rritja e transparencës, zbardhja e të mirave që i sjell publikut, së treti skandali i "Panama Papers" tregoi se kompani të dyshimta përfitojnë koncesione. FMN dhe BB na këshillojnë për kujdes me koncesionet", tha Vasili.