Zhvendosja e nënstacionit të qendrës, stakime të energjisë gjatë orëve të natës

2016-11-18 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kompania e shpërndarjes do të përfundojë zhvendosjen e nënstacionit të qendrës së kryeqytetit brenda datës 25 Nëntor.

Drejtori teknik i OSHEE-së, Petraq Lika thotë se gjatë kësaj periudhe do të ketë stakime të energjisë për shkak të testimeve që nevojiten. Kompania premton se do të përpiqet që kufizimet e energjisë t?i bëjë gjatë orëve të natës.

OSHEE ka sqaruar se ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit janë shkaktuar nga dëmtimet e linjave të OSHEE-së nga disa kompani që kryejnë punime në rrugët e Tiranës, 10 prej të cilave janë paditur, por edhe si pasojë e ngarkesës në rrjet.