Opinion - Shqiperi-Greqi dhe ceshtja Came! (31 tetor 2016)

2016-11-01 10 Dailymotion

Download Convert to MP3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

Te ftuar: Panajot Barka, Agim Nesho, Dorian Koci, Arjan Curri, Artur Zheji, Ardit Bido

Çështja çame është vendosur në fokusin e këtyre ditëve jo vetëm në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare, por edhe në ato ato greke. Tezat pro dhe kundër janë përcjellur me forcë nga të dy anët, duke i hedhur akoma edhe më shumë benzinë zjarrit. Pikërisht për këtë arsye, për të kuptuar më qartë kontradiktat mes palëve, emisioni Opinion në TV Klan, ka risjellë edhe njëherë debatin për çështjen çame.

Një nga të ftuarit në lidhje me temën ne fjalë, gazetari Panajot Barka, theksoi se fronti italo-grek në Tepelenë, pasi gjermanët morën Athinën, pra u futën në Greqi, italianët u kthyen. Kur u kthyen në Çamëri, ndodhi një spastrim i grekëve nga zona dhe këtë e bënë itlianët bashkë me shqiptarët. Sipas tij, kjo ndodhi me arsyen se edhe lufta italo-greke, u shpall me pretekstin e Shqipërisë së madhe. Ndër të tjera, Barka theksoi se forcat rezistente greke nuk kishte në Çamëri, nuk kishte për arsyen se ishin larguar pasi ishin të përndjekur. ?Ka shifra të cilat janë të llahtarshme, unë nuk dua t?i përmend. Njëmijë njerëz të lrguar, tremijë e pesëqind të përndjekur nga shqiptarët dhe itlianët?, theksoi Barka.

Diplomati Agim Nesho theksoi se kjo që i ka ndodhur Shqipërisë nuk është rasti i parë, kjo ka ndodhur midis Turqisë dhe Armenisë, kjo gjë ka ndodhur edhe në Çeki, por problemi është se në rastet pas Luftës së Dytë Botërore sidomos konferenca e Postdamit për çështjen e depërtimit të gjermanëve I ka mbështetur ka qenë një vendim politik, për arsyen se akoma nuk kishin marrë, formën e ekulibrave të përshtatshme fuqitë fituese të Luftës së II Botërore, por gjithmonë gjendet një justifikim. Atë që po themi ne këtu-tha Nesho-është një veprim se çfarë po bën shteti shqiptar që në bashkëpunim me vendin e tij mik Greqinë ta zgjidhi siç është problemi madhor çam. Kemi një rezolutë, që është rezoluta e Parlamentit shqiptar, i cili detajon të gjitha gjërat që nga detyrat e qeverisë dhe zgjidhjen në fillim të shekullit XXI dhe një çështje që ka mbetur peng të një drejtësie që duhet vendosur.

Drejtori i arkivave, Ardit Bido tregon pë dëbimin e shqiptarëve nga Çamëria: ?Dëbimi nuk ishte qëllim më vetvete. Qëllimi ishte ç?rrënjosja e elementit shqiptar nga ajo zonë. Dhe për këtë unë do tju citoj një element të shtetit grek të xhandarmërisë të vitit 1937 ku thotë që ?Në zonën e Çamërisë nga Preveza deri në kufi janë 27 fshatra myslimane shqiptare, 52 fshatra shqipfolëse ortodokse dhe 35 fshatra greke. Pra kemi të bëjmë me një rrajon që në shumicë dërrmuese ishte shqiptare. Qëllimi i 1944 nuk ishte dëbimi i shqiptarëve myslimanë. Do ta kap nga data 27 qershor që është dita e Genocidit ndaj popullsisë çame shqiptare. Çfarë ndodhi? Hynë trupat rezerviste të Zervës në Paramithi, ç?rrënjosën dy familjet më të mëdha, Muhedini dhe Hasani. Familja Muhedini kishte kryetarin e Këshillit t...