Report TV - Fier, 150 punonjës të ARMO-s 3 muaj pa rroga: Ndalim punën

2016-10-31 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Rreth 150 punonjës të rafinerisë së naftës së ARMO-s në Fier, kanë protestuar sot para uzinës.

Shkak është bërë mungesa e rrogave prej tre muajsh, ndërsa kontributet shoqërore nuk iu paguhen prej rreth 16 muajsh.

Punëtorët janë ankuar, por nuk dinë se kujt t'i ankohen pasi nuk dinë kush është pronari i tyre.

Edhe këtë protestë që u bë, ata thonë se ndihen të kërcënuar se mos i pushojnë nga puna. Uzina sot ka ndaluar punën pas protestës së naftëtarëve.