Festimet e 85-vjetorit te lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli kanë nisur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë këtë paradite me një Konferencë Jubilare.
Dritëro Agolli në gjendje jo të mirë shëndetësore, nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, por ka dërguar një përshëndetje me video.
Akademikë nga Shqipëria dhe Kosova kanë folur për jetën dhe krijimtarinë e Dritëro Agolllit. Vetë Kryetari i akademisë shkencave Myzafar Korkuti, studiuesi nga Kosova Ali Aliu, Floresha Dado, studiuesi Aleksandër Zoto, e më gjerë kanë diskutuar vlerat universale të veprave.
Ndërsa pas diskutimeve regjisori i njohur Ilia Tërpini ka një dokumentar që pasqyron jetën dhe veprën e shkrimtarit që kur ishte student në Shën Petërburg. Nuk mungon në këtë dokumentar si personazh edhe djali i Dritëro Agollit, Arjani, qe e ka nga martesa e parë me një ruse.